Mektebet e xhamive të Prizrenit, përveç orës mësimore, zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme

Në fundjavën që shkoi, mektebet e xhamive të Prizrenit, përveç orës mësimore, zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme në natyrë si dhe vizita kulturore.
Mektebi i xhamisë ‘Mahmud Pasha’, i prirë nga mualimja, znj. Muala Qafleshi dhe imami Zaim ef. Qafleshi e vizituan Prekazin, në kuadër të 23 vjetorit të çlirimit.
Mbi të gjitha, fëmijtë gjithnjë e më shumë po fitojnë vetbesimin nga mësimet e mektebit.
Kur’ani, duke qenë muxhize (mrekulli) prej Zotit e frymëzon individin për vlerat më të mira. Këtë realitet e rikonfirmon kushdo që ka filluar të mësojë Kur’an.
Për këtë arsye, shpirti i njeriut e përvetëson Kur’anin më lehtë e më shpejtë se çdo mësim tjetër.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: "Ne, Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim!?" (El-Kamer, 17).
Prindër, dërgoni fëmijtë në mekteb!
për më shumë kliko:
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës