Me rastin e shënimit të ’12 Qershorit’ – Dita e Çlirimit të Prizrenit

Me rastin e shënimit të ’12 Qershorit’ – Dita e Çlirimit të Prizrenit e Kosovës, përvjetori i 23-të, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – Departmaneti i Gruas (DG), organizoi vizitë me disa prej talebeve të mektebit në kompleksin e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.
Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, mbajti ligjëratë rasti, ku foli për veprën e dëshmorëve që ranë heroikisht për çlirimin e atdheut në kuadër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit 1998-1999.
Po ashtu, ai foli edhe për kontributin e veteranëve të luftës, si dhe për vlerën e lirisë, si një nimet prej Zotit.
Nuk munguan edhe pyetjet interesante të nxënësve.
Në fund të vizitës, të gjithë lexuan një ‘fatiha’ për shpirtin e dëshmorëve, duke e lutur Allahun që t’i mëshirojë me xhennet.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe koordinatorja znj. Mergime Kalënderi dhe disa prej mualimeve të Prizrenit.
për më shumë kliko: