Kryetari i KBI në Prizren, për nder të festës së Bajramit të Fitrit, morri pjesë në kremtimin e organizuar nga Koordinatorja e Departmentit të Gruas Dega në Prizren

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, për nder të festës së Bajramit të Fitrit, morri pjesë në kremtimin e organizuar nga Koordinatorja e Departmentit të Gruas Dega në Prizren, Mergime Kalenderi, me talebet e Mektebit të xhamisë Qohaxhi Mahmud.
Kryetari Berisha, fillimisht falënderoi Imamin e xhamisë Adnan ef. Arifi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë ndaj mualimes e njëherit edhe Koordinatores së Departmentit të Gruas, Mërgime Kalanderi. Ai e çmoi lartë punën e saj shumë vjeçare në mektebet e shumë xhamive të qytetit.
Një falënderim dhe respekt të madh e meritojnë edhe prindërit e këtyre fëmijëve të cilët po i stimulojnë femijët e tyre që të shkojnë në Mekteb.
Paçim kësi manifestime gjithmonë, urime Bajrami!
për më shumë kliko: