Ftesë e hapur për gjininë femërore

Duke vlerësuar lartë, madje shumë lartë, leximin e Kur’anit në këtë Muaj të Madhërishëm të Ramazanit, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizon këtë tribunë fetare.
Ky aktivitet është organizim i përbashkët i të gjitha mualimeve të Prizrenit, të cilat gjatë gjithë muajit të Ramazanit, kanë realizuar leximin e hapur të Kur’anit (mukabele) në xhamitë përkatëse.
Në fund të tribunës, do të bëhet duaja e hatmes së Kur’anit!
Ftohen në këtë solemnitet të gjitha gratë e interesuara, për nder të mbarimit të mukabeles.