Panairi i Ushqimit, mbaroi!

Mbrëmë, më datë 24 prill 2022, Panairi i Ushqimit e mbaroi aktivitetin sipas planifikimit.
Edhe mbrëmë, në ditën e tretë të tij, pati shumë vizitorë e personalitete. Me veçantinë e tij, ky aktivitet, vërtetë e hijeshoi atmosferën e Ramazanit.
Me këtë rast, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, i falënderon për mbështetje:
- Të gjithë gratë aktive nga xhamitë e Prizrenit që prodhuan produkte e gatuan ushqime për panairin;
- Të gjithë bizneset që kontribuan;
- Të gjithë qytetarët që e vizituan panairin dhe kontribuan duke blerë produkte;
- Të gjithë personelin e Departamentit të Gruas që vullnetarisht qëndruan tri ditë, në shërbim të qytetarëve e xhematit.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve, kontributi i juaj u shkroftë sevap te Zoti i Madh e sadakë për familjet e juaja, në këtë Muaj të Ramazanit Mubarek!
për më shumë kliko: