Program kulturor në Zhur, xhamia e Epërme

Mbrëmë, më datë 17 prill 2022, në nderim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, xhamia e Epërme në Zhur, organizoi program artistik e fetaro-kulturor me nxënësit e mektebit, në kohën para iftarit.
Nxënësit (talebet) para të pranishmëve ekzekutuan program, me disa pika, si: monolog, poezi, recital, ilahi, etj.
Mualimja e xhamisë në fjalë, znj. Selvije Sinani, në emër të organizatorit i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për prezencën e tyre.
Fjalë rasti, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit - Departamenti i Gruas, mbajti koordinatorja znj. Mërgime Kalenderi, e cila e përgëzoi këshillin e xhamisë, imamin si dhe mualimen Selvije Sinani për këtë organizim të bukur.
Fjalë rasti, mbajtën edhe mualimet e tjera që ishin prezentë.
Pas programit, u shtrua iftari i përbashkët, për mysafirë të ftuar dhe për gratë që ndjekin ligjëratat e rregullta!
për më shumë kliko: