Në nderim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, xhamia e Qendres në Zhur, organizoi program artistik

Program artistik dhe iftar i përbashkët në Zhur
Mbrëmë, më datë 9 prill 2022, në nderim të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, xhamia e Qendres në Zhur, organizoi program artistik e fetaro-kulturor me nxënësit e mektebit, që filloi rreth orës 18:30 dhe vazhdoi deri në iftar.
Nxënësit (talebet) para të pranishmëve ekzekutuan program, me disa pika, si: monolog, recital, ilahi, etj.
Mualimja e xhamisë, znj. Shkëndije Omaj, në emër të organizatorit i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për prezencën e tyre.
Fjalë rasti, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit - Departamenti i Gruas, mbajti koordinatorja znj. Mërgime Kalenderi, e cila e përgëzoi këshillin e xhamisë, imamin si dhe mualimen Shkëndije Omaj për këtë organizim të bukur.
Po ashtu, pati lexim të Kur’anit nga mualimja znj. Fevzije Pula Kosova dhe ligjëratë nga mualimja znj. Fakete Durguti.
Pas programit, u shtrua iftari i përbashkët, për mysafirë të ftuar dhe për gratë që ndjekin ligjëratat e rregullta!
për më shumë kliko: