Për nder të 12 Rebiul Evvel – ditës kur u lind Resulullahi, Muhamedi a.s., KBI-Prizen, organizoi program fetar

Për nder të 12 Rebiul Evvel – ditës kur u lind Resulullahi, Muhamedi a.s., KBI-Prizen, organizoi program fetar (Kur’an, ligjëratë, pjesë të mevludit, Ilahi, etj.). Programi u realizua nga imamët e Prizrenit dhe u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha”, në Prizren, pas jacisë (19:28).
Vërtet, pati atmosferë fantastike. Filloi me leximin e një pjese nga Kur’ani i Madhrishëm.
Fjalën përshëndetëse në emër të KBI-Prizren, e mbajti kryetari mr. Besim ef. Berisha.
Ndërsa, ligjëratën kryesore mbi mevludin e mbajti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj.
E pjesën artistike të programit e realizuan, imamët e Prizrenit: hfz. Daut Lezi, hfz. Faton ef. Bytyqi, hfz. Adem Karatash, Shqipron ef. Saramati, Ajdin ef. Thaqi dhe Menduh Allajbegu.
Programin e moderoi, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo.
Pejgamberi Muhamed a.s. u lind në Mekkë, në vitin 571 të kalendarit miladi, nga baba Abdullahi dhe nëna Emine. Për lindjen e tij, u gëzua çdo krijesë, u gëzuan tokë e qiell! Ishte njeri i përkryer, u rrit nën mbikqyerjen direkte të Krijuesit, për të qenë i denjë, për pranimin e shpalljes / pejgamberisë. Të gjithë ata që e kanë njohur, nuk kanë pasur as vërejtjen më të vogël për personalitetin e tij. E, Allahu e di se kujt ia dërgon misionin e pejgamberisë.
Në vitin 610 atij i filloi shpallja prej Allahut, pra zbritja e Kur’anit, nëpërmjet melekut Xhibril. I Dërguari i Allahut ndërroi jetë në Medinë në vitin 633 në moshën 63 vjeçare, duke i lënë ymetit thesarin e udhëzimit për në rrugën e drejtë. Para vdekjes, ai pati lënë një porosi: “Unë po ju lë dy gjëra, gjersa i përmbahuni, kurrë nuk do të devijoni nga rruga e drejtë, e ato janë: Kur’ani – Fjala e Allahut dhe Sunneti – tradita ime si i Dërguar i Allahut.” Allahu ka vërtetuar në Kur’an, se pas tij, nuk do të ketë pejgamber tjetër.
Mevludin e Pejgamberit a.s., e shënon e gjithë bota islame, me aktivitete të ndryshme, fetare, shkencore e kulturore.
Urime e gëzuar Muaji i Mevludit – Dita kur u lind Muhamdi a.s.!
 
për më shumë kliko:
 
si dhe video inqizimin mund të ndiqni në këtë link:
 
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës