Kryetari i KBI në Prizren, për sensibilizim të vozitësve, ka shpërndarë parfyme për vendosje në makina

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me Koordinatorin e SHH "BEREQETI" dega në Prizren, mr. Kurtish ef. Hoxhaj dhe disa nxënëse të Paraleles së Vajzave të Medresesë Alaudin-Prizren, për sensibilizim të vozitësve dhe rritjes së sigurisë në trafik, në sheshin Shadërvan dhe tek Ura e Gurit, kanë shpërndarë parfyme për vendosje në makina.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të vetëdijesimit të ngasësve të makinave për uljen e shpejtësisë gjatë vozitjes, e si moto ishte "mos u ngut, familja po të pret".
Lutemi dhe bëjmë përpjekje që rastet e ndeshjeve me fatalitet të ulen, në të njejtën formë të rritet vetëdija për respektim të shenjave të komunikacionit.
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 20 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës