Program me rastin e Natës së Isra së dhe Miraxhit - 2021

Për nder të Israsë dhe Mi’raxhit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi program fetar (Kur’an, ligjëratë, pjesë të mevludit, Ilahi, salavate, dua, etj.). Programi u realizua nga imamët e KBI-së Prizren dhe u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha”, në Prizren, ora 19:15.
Vërtet, pati atmosferë fantastike. Kënaqësi e lumturi! Xhamia ishte e mbushur me xhemat, nga të gjitha shtresat, burra e gra.
Filloi me Kur’an, të lexuar nga Hedan ef. Thaqi.
Fjalë përshëndetëse për të pranishmit, pati kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha.
Israja dhe Mi’raxhi, është ai momenti i jashtëzakonshëm, kur Allahu i Madhërishëm e udhëtoi robin e Tij, Muhamedin a.s., me trup e shpirt, nga Mekka në Mesxhidi Aksa, në Jerusalem dhe nga aty në mbi shtatë palë qiej e deri në “Sidretu’l Munteha”. Në këtë udhëtim qiellor, Allahu bisedoi drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, me Muhamedin a.s., ia mundësoi që t’i shohë shumë gjëra prej madhështisë së fuqisë së Krijuesit Fuqiplotë. Në Kur’an, Allahu dëshmon: "Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (En-Nexhm, 18). Pra, e pa atë që e pa, pa shumëçka, që për mendjen njerëzore janë krejtësisht të paarritshme. Njerëzit e besojnë miraxhin e Pejgamberit a.s., por, atë e përjetojnë vetëm besimtarët që falin namazin për hirë të Allahut, si dhe ata që e përkujtojnë këtë ngjarje madhore, me mendje, zemër e shpirt, sa herë që vije ajo. Këtë kënaqësi, e patën të gjithë ata që dëgjuan ligjëratën e imamit Gjemali ef. Halimit, po edhe programin me mjaft inspirim të realizuar nga imamët ballëlartë të qytetit tonë, Prizrenit. Pjesën artistike të programit e realizuan: Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj bashkë me imamët: hfz. Daut ef. Lezi, Ajdin ef. Thaqi, Hedan ef. Thaqi, Ali ef. Berisha, si dhe dy bilbilat e Prizrenit, Deniz e Menduh Allajbegu.
Programin e moderoi, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës