Në shenjë nderimi e respekti, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi ‘takim solemn’, me të gjithë kolegët, që janë pensionuar.

    Në shenjë nderimi e respekti, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi ‘takim solemn’, me të gjithë kolegët, që janë pensionuar, gjatë periudhës 1999-2019, e të cilët janë fizikisht në mesin tonë.

Në këtë takim, që u mbajt në objektin e Paraleles së Medresesë “Alauddin”, në Prizren, pas jacisë (18:20), morën pjesë punëtorët e KBI-së (imamët, muezinët e administratorët).

Tubimi filloi me Kur’ani Kerim, të lexuar nga hafizi i njohur prizrenas, Daut ef. Lezi.

Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit, i përshëndeti, kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha. Në emër të Kryesisë së BIRK-ut e myftiut Naim ef. Tërnava, përshëndetje bëri zv.Myftiu, Reshat ef. Mexhiti. Ndërsa në emër të kolegëve pensionistë, përshëndetje mbajti ish-kryeimami, mulla Ali ef. Vezaj.

Ata, njëzëri e vlerësuan kontributin e pensionistëve ndër breza, që kanë dhënë për Bashkësinë Islame. Kontributi i tyre është themeltar e shumë i rëndësishëm për funksionimin e këtij institucione, si dhe për mbijetesën e tij, në periudha të turbullta e të trishta.

Në fund, KBI-Prizren, ndau nga një mirënjohje për 15 pensionistët (imamë e muezinë): Ali Vezaj (kryeimam), Hasan Salihu (imam e arkëtar), Feti Isaku (imam), Nazim Hoxha (imam), Muharem Haxhi (imam), Iljaz Hoxhaj (imam), Fejzullah Suka (imam), Nezir Sahiti (imam), Idriz Sertollaj (imam), Xhelal Hoxha (imam e muezin), Fuat Alaybeg (muezin), Bajram Hoxha (muezin), Ibrahim Berisha (muezin), Fetah Aqifi (muezin), Nexhyp Krasniqi (muezin).

Ishte një mbrëmje fantastike! Kaluam caste të mrekullueshme vëllazërore!

Por, nuk mund ta fshehim edhe faktin e pikëllimit, për hoxhën Hasan ef. Salihun, i cili, ndërroi jetë, një ditë më parë, pra me datë 26.12.2019, e që pati pasur shumë dëshirë për të prezentuar në këtë takim. Ai, edhe pse nuk ishte fizikisht, megjithatë ishte në zemrat tona. Imamët e KBI-Prizren, për shpirtin e tij, lexuan një hatme të Kur’anit, duanë e së cilës e bënë, pikërisht në këtë mbrëmje.

Zot i Madhërishëm, shpërbleji me xhennetin Firdevs, të gjithë punëtorët e Bashkësisë Islame, që kanë kontribuar për themelimin, funksionimin dhe zhvillimin e Bashkësisë Islame, ndër breza e ndër shekuj!

Mirënjohje pa fund e përgjithmonë…!

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës