Në organizim të KBI-Prizren, një pjesë e nxënësve të Shkollës Verore në mësim-besim, kanë realizuar një shetitje argëtuese

Në organizim të KBI-Prizren, një pjesë e nxënësve të Shkollës Verore në mësim-besim, kanë realizuar një shetitje argëtuese, kulturore e edukative, në disa vende, nëpër Kosovë. Pasi kanë shijuar bukurinë e liqenit të Radoniqit të Gjakovës, nxënësit kanë ndaluar për disa momente në Prekazin historik të bacës Shaban e nënës Zahide, Hamëz e Adem Jasharit. Aty, personi i autorizuar ka mbajtur një fjalim rrath familjes Jashari dhe luftës së tyre heroike, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Pas Prekazit, nxënësit kanë kaluar në Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë, ku kanë pa nga afër, këtë tempull të rëndësishëm, e cila, për gati një shekull po nxjerr kuadro në shërbim të shoqërisë. Medreseja, sidomos pas viteve ’90-ta, në kohën kur u mbyllën objektet shkollore, ka qenë institucioni kryesor në Kosovës, ku janë mbajtur takime shkencore, kulturore, arsimore, teatrale, konferenca, sesione, e deri te ato politike e partiake, për çështjen kombëtare shqiptare.

Po ashtu, nxënësit, e kanë vizituar edhe xhaminë e Madhe në Prishtinë, si dhe janë argëtuar në qendër të Prishtinës, duke vështruar nga afër institucionet qendrore të Kosovës, Presidencën, Parlamentin e Qeverinë.

Në shoqëri të nxënësve, përveç mësueseve të grupeve klasore, ishin dhe kryetari i Këshillit Mr. Besim ef. Berisha dhe Referenti Erol ef. Raka

Vërtet, ishte vizitë mbresëlënëse, për nxënësit!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës