Festivali i paharruar…! (5)

#SelamFest (5-7 Korrik 2019)

Festivali i paharruar…! (5)

Dita e tretë, 7 Korrik 2019 (E Diel)

1) Kolonia e Piktorëve

Gjatë ditës së tretë, pra më 7 Korrik 2019, SelamFesti vazhdoi me aktivitetin “Kolonia e piktorëve”. Piktorë të njohur, nga trevat të ndryshme, gjatë dy ditëve, realizuan piktura artisitike, e që i punuan publikisht, në hapësirën e kompleksit të xhamisë “Sinan Pasha”, në qendër të Prizrenit. Bile, qytetarë të shumtë, kanë patur rastin të mësojnë nga afër se si zhvillohet një tërësi pikturale, nga fillimi e deri në fund. Natyrisht, arti është shkathtësi e veçantë dhe tërheqëse. Në këtë aktivitet, morën pjesë: 
Fehmi Hoxha-Feho, nga Rahoveci; Skender Boshtrakaj, nga Prishtina, Refki Gollopeni, nga Suhareka, Dali Alili, nga Kumanova, Armend Ademi, nga Kumanova, Fahredin Shehu, nga Rahoveci dhe Samra Bashani, nga Prizreni.
Ekspozita, me pikturat e realizuara, u hap në ora 12, në hyrje të xhamisë Sinan Pasha. Pas hapjes, qytetarë të ndryshëm I vizituan dhe patën rastin të shohin dhe analizojnë veprat e artistëve.
Në fund të aktivitetit, organizatorët, shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet të SelamFestit.

2) Mirush Kabashi dhe Monodrama

Në mbrëmje, më saktësisht, në orën 21:00, Selamfesti vazhdoi me pikën e fundit të programit, pra me monodramën, “z. Ibrahim dhe lulet e Kur’anit”, nga autori i njohur, Eric Emmanuel Schmitt, e në interpretim nga artisiti i madh, mjeshtri i skenës, z. Mirush Kabashi. Në këtë shfaqje, përveç shumë musafirëve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka dhe disa artistë të njohur nga Prizreni dhe Kosova.

Me të vërtetë, ishte një monodramë interesante. Në skenë, u bënë bashkë përmbajtja mjaft inspiruese si dhe interpretimi brilant. Njeriut, rrallëherë i vijnë këto momente.

Për një orë të tërë, artisti i famshëm, z. Mirush Kabashi, e ka mbajtur publikun në kurreshtjen e vazhdueshme të dramës. Mesazhi i saj ishte shumë bashkëkohor dhe për rrethanat familjare, pasiqë po thuajse, se cili prind përballet me raste të tilla. Bëhej fjalë, për një djalosh hebre, me emrin Mojsi, shkurt e thirrnin Mamo, që jetonte në një lagje të Parisit. Mamo, që në rininë e tij, kishte rrëshqitur në mbrapshtitë e rrugës dhe djallëzive. Prindërit e tij, nuk e trajtuan si duhet. Për shkak të vrazhdësië e ashpërsisë së tyre, ai u largua nga familja dhe migroi diku tjetër. Në ndërkohë, u takua me një plak, me emrin Ibrahim, që kishte një dyqan, e që i thonin dyçani arabit. Në këtë rast, z. Ibrahim, një plak i urtë, i dashur, mysliman i devotshëm, fjalëpak e udhërrëfyes ideal, la mbresa të pashlyera tek djaloshi. Zotëri Ibrahimi, ndikoi në transformimin e Mojsiut, nga një njeri i humbur, arrogant e i pa edukatë, në njeri paqësor, familjar, i butë e i sjellshëm. Madje, Mojsiu apo Mamo, e ndërroi emrin në Muhamed, për ta shlyer të kaluarën e për respekt ndaj edukuesit gojëëmbël. Të tillë janë edukuesit e mësuesit.

Vërtet, ishin mjaft interesante, insertet e monodramës. Aktori i famshëm, z. Mirush Kabashi, me stilin e tij unik, lunate rolin e disa vetjeve, jo vetëm të dy personazheve, por të tre, katër e më shumë! Gjatë gjithë kohës, publiku, priste befasitë.

Në vazhdim po shkëpusim dy inserte, i pari prej tyre me karakter komik, ndërsa i dyti këshillëdhënës: 
Mamo: zotëri Ibrahim, i martuar jeni ju!? 
Ibrahim: Po, i martuar jam o Mamo, i martuar jam!
Mamo: Zotëri Ibrahim, po zejeni se jeni në një anije në det, me gruan tuaj, po edhe me Brizzi Pardo (artiste e bukur franceze). Në qoftëse anija mbytet, kë do të shpëtonit të parën, ju z. Ibrahim!?
Ibrahim: O Mamo, unë jam gati të vë bast me sa të duash ti, që gruaja ime di të notojë! 
Ky moment, bëri që publiku i heshtur të qeshë në zë.

Ndërsa, momenti tjetër, kishte karakter këshillëdhënës. Në një moment, z. Ibrahim I drejtohet Mamos: "Biri im, luftrat nuk i bëjnë besimet e as besimtarët, luftërat i bëjnë ata që nuk besojnë në fe, por në fitim".

Në fund, të kësaj monodrama, e cila shënoi edhe fundin tre ditor të SelamFestit, në skenë dolën dy protagonistët organizativ: Orhan Bislimaj nga KBI-Prizren dhe Ilir Gashi nga OJQ Arasta. Në fjalën e tij, Ilir Gashi tha se tashmë Prizreni e fitoi edhe një festival në mesin e festivaleve të tjera. Ai, tregoi disa prej vështirësive dhe angazhimeve që ka pasur këto ditë, duke u shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen masovike të publikut. Edhe Orhan Bislimaj, në emër të KBI-Prizren, i falënderoi të gjithë, duke thënë se ka qenë punë me stress deri kur ka filluar, ndërsa tani në fund po na jep kënaqësinë. Ai tha se synimet tona, qëllimi ynë është realizuar dhe tashmë, qyteti i Prizenit, prej datës 5-7 Korrik 2019, e ka një model ideal të festivaleve, që konvergjojnë plotësisht me vlerat tona tradicionale, fetare, kombëtare, qytetare, europiane.

Fund!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës