Festivali i paharruar…! (1)

#SelamFest2019

Festivali i paharruar…! (1)

Dita e parë, 5 Korrik 2019 (E Premte)

Në ditën e parë të tij, festivali SelamFest, edicioni i parë 5-7 Korrik 2019, i solli qytetarëve të Prizrenit, një model krejtësisht të ri të festivaleve. Tashmë, organizatorët, KBI-Prizren dhe OJQ ARASTA, patën bërë të gjitha përgatitjet. SelamFest, filloi, më datë 5 Korrik 2019, në ora 19:00, në ambientin e hapur, i njohur si Keji, në qendër të Qytetit, pranë lumbardhit, përballë xhamisë Sinan Pasha, në Prizren!

1) Hapja e SelamFestit

Natyrisht, dilema e parë ishte, se me çfarë aktiviteti duhej filluar SelamFesti! E, në këtë rast, përzgjedhja ishte unike! Organizatorët, vendosën që SelamFesti të fillojë me Kur’ani Kerim dhe kështu ndodhi. Me një zë mjaft melankolik e të fuqishëm, hfz. Daut ef. Lezi nga Prizreni, bëri hapjen e SelamFestit, me leximin e vargjeve kur’anore. E, për lexim, ndër të tjera, qenë përzgjedhur dy përmbajtje: Njëra prej tyre nga kaptina “El-Beled” (qyteti), si një asocim me Prizrenin mubarek, si dhe tjetra nga pesë vargjet e para të sures “El-Alak”, me të cilat kishte filluar shpallja e fundit, Kur’ani, e që udhërojnë për lexim, me emrin e Krijuesit. Në esencë, këto dy përmbajtje bartinin simbolikën e tyre të thellë!

Pa humbur kohë, moderatori i kësaj pjese, z. Qëndrim Ibrahimi, i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe, duke i lëshuar në sferë, disa tollumbace, shpalli të hapur, edicionin e parë të SelamFestit 5-7 Korrik 2019.

Në vazhdim, në emër të organizatorëve, nga një fjalë përshëndetëse, e mbajtën, Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, dhe z, Ilir Gashi, në emër të OJQ ARASTA. Ata, në vija parimore e elaboruan konceptin e SelamFestit, qëllimin, emërtimin, përmbajtjen e synimin. Po ashtu, ata thanë se motoja e këtij edicioni është: “Paqja, fillon me ty” dhe përbën një promovim kategorik të paqes. Ndërsa, thanë se ky edicion, po fillon me promovimin e një veprimtarie shkencore, pra atë të Nexhat Ibrahimit, e që simbolizon faktin, se leximi, dija e shkenca janë çelës e platformë e zhvillimit shoqëror. Sepse, njerëzimi, ka përparuar, duke lexuar, mësuar e kontribuar!

2) Promovimi i veprimtarisë shkencore të Nexhat Ibrahimit

Pas hapjes dhe fjalëve përshëndetëse, SelamFesti, filloi me promovimin e veprimtarisë shkencore të studiuesit nga Prizreni, professor, Nexhat ef. Ibrahimi. Nexhat Ibrahimi, apo siç e quajmë, muderrisi i madh, ka dhënë kontribut të madh, në fushën e shkencës. Ai, në librat e tij, ka trajtuar tema të ndryshme e të shumta, nga islamologjia, filozofia, historia, kultura, arti, etj. Posedon një bagazh mjaft të madh të veprave, mbi 40 vepra autoriale, e shumë e shumë të tjera të përkthyera, si dhe qindra punime autoriale e përkthime, pronocime publike, pjesëmarrje në sesione e konferenca shkencore, etj.

SelamFestin dhe promovimin e veprimtarisë shkencore të Nexhat Ibrahimit, e përshëndeti, përfaqësuesi I Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, kryetari I Kuvendit të BIRK-ut, Dr. Ajni ef. Sinani. Ai, shprehi konsideratë të lartë për veprimtarinë shkencore të Nexhat Ibrahimit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, në emër të KBI-Prizren, Dr. Orhan Bislimaj, duke e përshëndetur promovimin e veprimtarisë shkencore të Nexhat ef. Ibrahimit, ndër të tjera tha: “Jemi me fat, që në mesin tonë, si shoqëri, e kemi myderrisin e madh, profesor, Nexhat ef. Ibrahimin, i cili, me veprimtarinë e tij, shkencore, atdhetare, kulturore, e artikulon në mënyrë më brilante, atë që e synon vetë Selamfesti. Me kontributin e tij të madh, duke shkruar për vlerat tona, duke mbrojtur identitetin tonë, duke luftuar për atdheun, duke identifikuar rreziqet e antivlerat, duke projektuar shtegdaljen e perspektivën, prof. Nexhati, i ka atributet e një ideologu të vërtetë, në nivel të trojeve tona kombëtare shqiptare, që frymëzon gjeneratat e tashme dhe të ardhshme.”
Ndërsa, për veprimtarinë e Nexhat Ibrahimi, në mënyrë të zgjeruar foli studiuesi I njohur nga Shkupi, Prof.dr. Ali Pajaziti dhe shkrimtari e poeti i mirënjohur z. Fahredin Shehu.

Ali Pajaziti, i cili i bëri një prezantim gjithëpërfshirës veprimtarisë së Nexhat Ibrahimit, tha se njerzë të këtillë, lindin një në njëqind vjet. Edhe Fahredin Shehu, ofroi një qasje interesante ndaj veprimtarisë së Prof.Nexhatit, nga këndvështrimi poetik, letrar, estetik e artistic. Ky, madje tha se Nexhat Ibrahimi, fikall vetëm ka bërë më shumë punë se sa Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Në fund të promovimit, në emër të professor Nexhatit, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për prezencën e tyre, e bija e tij, znj. Ikrame Ibrahimi.

Pa dyshim, pjesëmarrja masovike e mysafirëve dhe vetë atmosfera e SelamFestit, bën që ky promovim të mbetet shumë simpatik dhe unik.

Vazhdon…!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës