KBI i Prizrenit, me një program modest tradicional e shënoi ngjarjen madhështore të Israsë dhe Mi’raxhit

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, me një program modest tradicional (Kur’an, ligjëratë, mevlud, ilahi, salavate, dua, etj.) e shënoi ngjarjen madhështore të Israsë dhe Mi’raxhit, në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren, pas namazit të akshamit. Israja dhe Mi’raxhi, është ai momenti i jashtëzakonshëm, kur Allahu i Madhërishëm e udhëtoi robin e Tij, Muhamedin a.s., me trup e shpirt, nga Mekka në Mesxhidi Aksa, në Jerusalem dhe nga aty në mbi shtatë palë qiej e deri në “Sidretu’l Munteha”. Në këtë udhëtim qiellor, Allahu bisedoi drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, me Muhamedin a.s., ia mundësoi që t’i shohë shumë gjëra prej madhështisë së fuqisë së Krijuesit Fuqiplotë. Në Kur’an, Allahu dëshmon: "Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (En-Nexhm, 18). Pra, e pa atë që e pa, pa shumëçka, që për mendjen njerëzore janë krejtësisht të paarritshme. Njerëzit e besojnë miraxhin e Pejgamberit a.s., por, atë e përjetojnë vetëm besimtarët që falin namazin për hirë të Allahut, si dhe ata që e përkujtojnë këtë ngjarje madhore, me mendje, zemër e shpirt, sa herë që vije ajo. Këtë kënaqësi, e patën të gjithë ata që dëgjuan këshillat e prof. Ahmet ef. Sadriu, sekretar i përgjithshëm i BIRK-ut, po edhe programin me mjaft inspirim të realizuar nga imamët ballëlartë të qytetit tonë, Prizrenit. Tubimin e përshëndeti, kryetari i Kuvendit të BIRK-ut, Dr. Ajni ef. Sinani dhe kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha.

 

 

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës