Medreseja "Alauddin" - Paralelja e Prizrenit, organizoi shënimin e ngjarjeve të marsit emblematik

          Medreseja "Alauddin" - Paralelja e Prizrenit, organizoi shënimin e ngjarjeve të marsit emblematik: 
1) Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari (5, 6 e 7 mars 1998); 
2) Protestat studentore, që bënë kthesën e madhe (11 mars 1981); dhe
3) Beteja e luftës së UÇK-së në Vërri të Prizrenit (11 mars 1999)

Me këtë rast, nxënësit e këtij tempulli të dijës, para mysafirëve të pranishëm, në amfiteatrin e Medresesë së Prizrenit, ekzektuan një program special, me përmbajtje artistike, kulturore, kombëtare e fetare. Drejtori i Medresesë, Mr. Jakup Çunaku foli për rëndësinë e ngjarjeve të marsit si dhe evokoi momente interesante nga kontributi i Medresesë “Alauddin” të Prishtinës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të pranishmit i përshëndeti edhe koordinatori i Paraleles së Prizrenit, Mr. Ramadan Uka dhe sekretari z. Fetah Bekolli. Ky i fundit, foli për heroizmin e familjarëve të dëshmorëve si dhe kontributin e lëvizjes kombëtare për pajtimin e gjaqeve, plagëve e ngatërresave, e për të cilën kanë dhënë kontribut kryesor imamët, siç po bëjnë edhe tani.

Me të vërtetë, ishte një program mbresëlënës.

Medreseja, e para si gjithmonë!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës