KOSOVA 10 VJET SHTET

       Me rastin e shënimit të 17 shkurtit 2018, që i bie 10 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizon: E premte (e xhuma) (16.02.2018) • Para ezanit të xhumasë (11:45 h): (Të gjithë imamët, nëpër xhamitë e Komunës së Prizrenit, do ta lexojnë para xhematit kaptinën “JASIN” të Kur’anit dhe, pas përfundimit, do të bëjnë dua tek Allahu i Madhërishëm, për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës). • Në hytben e xhumasë: (Të gjithë imamët, do të mbajnë ligjëratë rreth sakrificës së popullit tonë, në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi). E shtunë (17.02.2018) • Në minutën e shpalljes së Pavarësisë (15:39 h): (Të gjitha xhamitë e Komunës së Prizrenit, nëpërmjet minareve, do ta lexojnë tekbirin e teshrikut (3 herë) dhe salavatet për Pejgamberin a.s. (3 herë), në shenjë falënderimi për Krijuesin dhe në shenjë gëzimi për festën e Pavarësisë së shtetit tonë). URIME 10 VJETORI I PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS! PAÇË, SHËNDET E LUMTURI NË FAMILJET TONA!

       

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës